Gjakovarët nuk blejnë maska për mbrojtje nga koronavirusi, i qepin vet ato

00:10 | 18 Mars 2020

Gjakovarët i qepin vet maskat për mbrojtje nga koronavirusi.

Sonte u raportua se tashmë ishin konfirmuar edhe dy raste me Koronavirusin e Ri Covid-19 në Kosovë, që e çon numrin e përgjithshëm në 19.

Dy personat e fundit të prekur nga Koronavirusi në Kosovë doli se ishin nga komuna e Gjakovës.

Pikërisht në këtë komunë, një zyrtar i lartë i komunës ka njoftuar se gjendja është nën kontroll dhe se po menaxhohet nga niveli lokal.

Për më shumë, nga kjo komunë deklaruan edhe se kishte filluar qepja e maskave të mbrojtjes nga vetë qytetarët, më konkretisht nga një kompani tekstili në bashkëveprim me komunën.

Nuk dihet nëse këto maska do të shpërndahen falas për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës.

Komento: