Gjakovari arrestohet në gjendje të dehur – thyen dy kompjuterë në stacionin e policisë

09:37 | 28 Nëntor 2021

Gjakovari i dehur thyen dy kompjuterë në stacionin e policisë.

Një person i gjinisë mashkullore është prangosur mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht motrën e tij.

Sipas policisë, i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit por, për shkak të agresivitetit të tij nuk ka iu është bërë alkotesti, dhe përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuter pronë të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE & DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË /Gjakovë 27.11.2021 – 21:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar psiqikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima se bashku me dy fëmijët e saj është strehuar në strehimore. I dyshuari ka qene nën ndikim të alkoolit por për shkak të agresivitetit të tij nuk ka iu është bërë alkotesti, dhe përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuter pronë të Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Komento: