Gjakovari gjobitet me 500 euro dhe ndalim të vozitjes për një vit, kishte tejkaluar shpejtësinë

10:33 | 17 Korrik 2022

Voziti mbi 150 km/h në zonën 50 km/h, gjobitet me 500 euro dhe ndalim të vozitjes për një vit.

Një person është gjobitur me 500 euro dhe ndalim të vozitjes për një vit, pasi në zonën me shpejtësi të kufizuar 50 km/h, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ka vozitur me shpejtësi 158 km/h.

“Më datën 16 korrik 2022, në ora 21:15, gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 158 km/h. Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, ka njoftuar policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribuues aktivë në rritjen e sigurisë në rrugë.

Komento: