
Milan ka zyrtarizuar dje Stafano Piolin në krye të klubit ‘kuq e zinj’.
Ai e ka zëvendësuar trajnerin tjetër italian, Marco Giampaolin i cili ka dështuar të jep rezultate në 7 ndeshjet e para në Serie A.
Milan ka arritur vetëm tri fitore në kuadër të Serie A këtë sezon me Giampaolon, përcjell ORAinfo.

Këto rezultate ndikuan që drejtuesit e Milan të ndërpresin parakohe bashkëpubimin me Giampaolon.
E trajneri i ri, Pioli do të ketë vërtetë punë në javët e para me Milan.
Atë e presin ndeshje shumë të rëndësishme përpara.
Lecce, Roma, Spal, Lazio, Juventus dhe Napoli janë gjashtë ndeshjet e para të Piolit me Milanin.
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin këto ndeshje dhe a do të arrij Pioti ta këndell Milanin i cili në këtë fillim sezon po duket tepër i zbehtë. /ORAinfo/