Gjashtë pacientë me Covid-19 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

19:34 | 04 Prill 2020

6 pacientë me Covid-19 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje më të rëndë shëndetësore gjashtë pacientë të prekur nga Covid-19.

“Aktualisht janë 43 pacientë por katër prej tyre do të shkojnë në shtëpi”, tha për rtv21, infektologu Sali Ahmeti.

“Gjendja e tyre është kryesisht stabile, gjashtë prej tyre kanë gjendje më të rënduar në mënyrë të veçantë dy prej tyre, njëri prej të cilëve është me ventilim mekanik dhe vazhdon të ketë gjendje të rëndë. Katër të tjerët kanë gjendje të rëndë por me parametra premtues që do të kenë përmirësime në ditët e ardhshme”, theksoi ai.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 135 raste me koronavirus, 16 persona janë shëruar dhe 1 ka humbur jetën.

Komento: