Gjashtë persona përleshen në rrugën Prishtinë-Mitrovicë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjashtë persona përleshen në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

16:28 | 14 Janar 2019

Një përleshje e papritur ka ndodhur në magjistralën Prishtinë-Mitrovicë.

Gjashtë persona janë rrahur mes veti në rrugën Prishtinë Mitrovicë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar se çfarë ndodhi në këtë përleshje.

“Në ora 14:20 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike mes 6 personave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. Ku dyshohet se fillimisht është shkaktuar një aksident i qëllimshem mes palëve për shkak të një mosmarrëveshje që palet kanë pasur më herët mes vete”, tha Ahmeti.

Sipas saj, menjëherë kanë reaguar ekipet e NJSO -së të cilat ishin në vendin e ngjarjes , dhe kanë arritur që të ndalojnë gjashtë personat e përfshirë në këtë mosmarrëveshje, të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Komento: