Gjashtë persona të lënduar nga një aksident në Kamenicë

10:36 | 21 Gusht 2022

Aksident në Kamenicë, lëndohen gjashtë persona.

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Hodonc të Kamenicës dje.

Në raportin e policisë thuhet se nga të lënduarit janë dy gra dhe katër burra.

Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit vetëm njëra nga të lënduarat është ndal për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: