Ka ndodhur një aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një autobusi dhe një veture.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 15:22 në magjistralen Mitrovicë- Peje afër vendit Përroi i keq , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture civile, me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona . Njësitet relevante janë ne vend te ngjarjes”, ka thënë Kelani.