Gjashtë persona të lënduar nga një aksident trafiku në Istog

23:25 | 01 August 2019

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në fshatin Bollopojë të Istogut. Në Policinë e Kosovës kanë treguar se të lënduar janë në gjendje të mirë.

Driton Rugova, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sipas informatave të para nga ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, lëndimet nuk ishin të rënda”, ka thënë Rugova.

Ai ka treguar se Policia janë në terren dhe për detaje të tjera do të dilet më një raport përfundimtar.

Komento: