Gjashtë persona të lënduar nga një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë

19:43 | 19 Nëntor 2019

Aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në të cilën janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë.

“Rreth orës 17:20 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë. Katër automjete janë të involvuara në aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashtë persona kanë marr lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Hoxha.

Policia dyshon se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

Komento: