Gjashtë persona të lënduar pas një aksidenti në Kroaci, tre prej tyre janë shqiptarë

13:08 | 29 Nëntor 2023
gjashte-persona-te-lenduar-pas-nje-aksidenti-ne-kroaci,-tre-prej-tyre-jane-shqiptare

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në Kroaci. Tre prej tyre janë shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë drejtuesi i një tjetër automjeti, 22-vjeçari shqiptar, pasi është përplasur me një kamion që drejtohej nga një boshnjak.

“Duke hyrë në kthesën  e majtë për të shmangur një përplasje ai ka frenuar, kështu ka dalë nga rruga me një grup automjetesh dhe është përmbysur në anën e majtë të një kanal kulluese. Pas përplasjes edhe vetura ka përfunduar në kanal”, thuhet në mediat kroate.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spital./FrontOnline/

Komento: