Janë prangosur gjashtë persona në Pejë të cilët ishin përfshirë në një përleshje grupore.
Sipas policisë, rasti kishte nisur kur dy nga gjashtë të dyshuarit kanë goditur njëri tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ku njëri nga ta ka shtënë me mjet zjarri. E për t’u dal në ndihmë shokëve, në përleshje përfshihen edhe katër persona të tjerë.
Rreth rastit, policia tashmë ka vënë prapa grilave gjashtë persona.
“Rruga Zahir Pajaziti, Pejë 23.03.2019 – 04:30. Dy të dyshuar meshkuj K Shqiptar kanë goditur njëri tjetrin si pasojë e një mosmarrëveshjeje që kishin mes veti, ku njëri nga ta ka shtënë me mjet zjarri në ajër. Policia lidhur me rastin ka prangosur gjithsejtë gjashtë persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me një karikatorë dhe shtatë fishekë si dhe lejen e mjetit të cilën e kishte pas njëri prej të dyshuarve”, sqarojnë nga policia.
Sipas hetuesisë, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe një gëzhojë e fishekut, ndërsa me vendim të prokurorit, tre të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.