Gjashtë raste aktive me COVID-19

09:23 | 16 November 2022

Numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë, aktualisht është gjashtë.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.725 doza të vaksinës.

Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.886 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.341 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,855 persona.

Komento: