Gjashtë raste me koronavirus përbrenda 24-orëve

14:40 | 29 Shtator 2022

Në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste me koronavirus në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin e përditshëm, duke njoftuar më tej se përgjatë së njëjtës periudhë janë shëruar 10 persona.

Përbrenda 24-orëve, sipas MSH-së, 34 qytetarë janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid.

Numri i rasteve aktive në vend është 37.

Komento: