
Janë paraqitur raste të reja të dyshuara për koronavirus në vendin tonë.
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar edhe gjashtë raste të reja të cilat dyshohen se janë të infektuar me koronavirus.
Këta gjashtë persona janë pranuar në orët e para të mbrëmjes.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, para pak kohe ka njoftuar qytetarët se deri më tani nuk ka asnjë rast në vendin tonë me koronavirus.
IKSHPK gjatë ditës së sotme me 12 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për njëmbëdhjetë raste të dyshimta në COVID-19.
Pacientët janë kontrolluar nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe të gjithë kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.
Nga data 01.02.2020 deri me 12.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 5.045 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 2.488, Vërmicë 1.456, Jarinje 374, Dheu i Bardhë 80, Hani i Elezit 77, Kullë 55, Qafë Morinë 30, Bërnjak 7, Qafë Prush 2 dhe Glloboçicë 1 udhëtar.