
Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të vjedhjeve në disa komuna për gjatë këtyre dy ditëve.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se rastet e vjedhjeve kanë ndodhur në Prishtinë, Graqanicë, Podujevë dhe Zveçan.
Siç bëhet e ditur në njoftim, persona të panjohur në raste të ndara kanë vjedhur para, vetura, mjete pune dhe koshere me bletë.
Më poshtë gjeni rastet e vjedhjeve sipas raportit të Policisë:
Prishtinë, 30.07.2023-23:10. Ankuesi mashkull kosovar , ka njoftuar se deri sa ishte duke ecur në rrugë i është grabitur çanta e krahut nga një i dyshuar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.
Magjistralja Prishtinë -Ferizaj 30.07.2023-21:42 Tre të dyshuar meshkuj , njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan kanë hyrë në një market ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve . Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.