Gjashtë të vdekur dhe 136 raste të reja me Koronavirus

18:21 | 12 July 2020

136 raste të reja me Covid-19 dhe gjashtë të vdekur në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit janë kryer 991 testime ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Shkup-46, Kumanovë-gjashtë, Dibër-shtatë, Shtip-14, Prilep-një, Tetovë-12, Strugë-nëntë, Veles-një, Ohër-dy, Gostivar-13, Strrumicë-dy, Radovisht-dy, Krushevë-dy, Koçani-një, Probishtip-një, Demir Hisar-dy, Kratovë-një, Sveti Nikollë-pesë Kërçovë-katër dhe Resnjë-katër.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar.

Gjashtë persona kanë humbur jetën, dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari, njofton Alsat-M.

Komento: