Gjashtë të vdekur e 2670 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit

18:41 | 21 Janar 2022

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ndërkaq ka vazhduar trendi i lartë i infektimeve.

Nga gati 9500 testime, 2670 persona kanë rezultuar pozitivë.

Shqipëria ka aktualisht 24 mijë e 105 raste aktive me virus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 2152 persona.

Nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë vdekur 3292 persona si pasojë e virusit.

Janë regjistruar 244 mijë raste pozitive, ndërsa 216 mijë prej tyre janë shëruar.

Komento: