
73 pacientë të shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 73 pacientë e kanë fituar betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
Po ashtu janë regjistruar edhe 41 raste të reja pozitive me Covid-19.
Ndërsa, jetën e kanë humbur edhe dy persona, kështu duke e çuar numrin e të vdekurve në 632.