Deputetët e PDK’së e ‘mbrojtën’ shtëpinë e Thaçit gjatë bastisjes nga hetuesit e Speciales.
Hetuesit e speciales bastisin shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi për 8 orë rresht.
Ishin aty që nga ora gjashtë e mëngjesit.
Kështu hetuesit e speciales kishin filluar të bastisin shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçit i cili një ditë më parë u dërgua në Hagë.
E për të siguruar perimetrin jashtë shtëpisë u përkujdesën Policia e Kosovës.
Lëvizjet e para hetuesit e speciales i bënë pas disa orësh, ata u panë që nga aty të largohen më një çantë.
Ndërkohë, tek shtëpia e Thaçit më pas erdhën edhe disa nga anëtarët e Partisë Demokratiket të Kosovës.
I pari që u shfaqë këtu ishte deputeti Abelard Tahiri.
Pas tij atu u panë edhe Adem Grabovci , Ganimete Musliu dhe mbesa e Hashim Thacit, Evgjeni Thaçi.
Kurse pas afro 8 orësh bastisje , veturat e Eulex të cilat qëndruan jashtë shtëpisë u futën brenda.
Në ato vetura u panë që zyrtarët të speciales futën çantat që u nxorën nga shtëpia e ish-presidentit.
Kështu afro orës katër pasdite veturat e Eulex u larguan.
E para mediave doli njëri nga avokatët e Hashim Thaçit, Dastrit Pallaska.
Ai tha se se bastisja ka përfunduar dhe se arsyet e kësaj bastisje ai i quajti si të përgjithshme.
Ai tha se mbetët e paqartë se si është e mundur që të kryhen bastisje pas konfirmimit të aktakuzës.
Ish-presidenti Hashim Thaçi një ditë më parë u transferua në Hagë pas që Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën ndaj tij.