Gjatë dimrit Kosova do të blejë energji me çmim të lartë

19:13 | 07 Tetor 2021

Kosova do të detyrohet të blejë energji elektrike me një çmim të lartë.

Kriza energjetike është futur tek shumë shtete të Evropës, ku çmimi i energjisë ka pësuar ngritje enorme. Çmimi i lartë pritet të ketë ndikim direkt edhe në vend, pasi edhe Kosova është pjesë e këtij tregu.

Në stinën e dimrit Kosova çdo herë ka probleme energjetike, si rrjedhojë e mungesës së prodhimit në kapacitetet vendore elektroenergjetike dhe pamundësisë për shumë arsye për të siguruar energjinë e nevojshme nga importi, shkruan lajmi.net.

Tashmë, kriza ka kapur shumë shtete të Evropës, ajo po shprehet me ngritjen enorme të çmimeve të gazit natyror, të karburanteve-naftës dhe benzinës dhe të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër në bursën HUPX, energjia elektrike është tregtuar me mesatarisht 39 euro/Mwh vitin e shkuar, ndërsa sivjet ky çmim ka arritur shifrën e 110 euro/Mwh, duke shënuar një rritje prej 182%.

Nëse shikohen bilanci vjetor i energjisë elektrike në Kosovë, prodhimi dhe kërkesa për rrymë dhe shtrenjtimi në berzë, pashmangshëm Kosova do të luhatët nga blerjet e mëdha të rrymës, pasi shteti ka paraparë që këtë vit duhet të sigurohen nga importi 668.8 GWh, në situatën më të mirë.

Në Kosovë, prodhimi i tërë nacional i energjisë elektrike, është planifikuar të jetë të jetë 5,297.2 GWh. Ndërsa, kërkesa gjithësej pёr energji elektrike në Kosovë për vitin 2021 duke përfshirë edhe konsumin për furnizim të veriut të Kosovës, parashihet të jetë 6,433.9 GWh, shkruan lajmi.net.

Plani i prodhimit të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energjisë Elektrike -ZRRE ka paraparë prodhimin vjetor të energjisë elektrike në TC.

Energjia elektrike e dhënë në prag të transmetimit nga TC Kosova A dhe TC Kosova B është planifikuar të jetë: 4,753.4 Gwh, ku: TC Kosova A = 2,012.2 Gwh, në prag të transmetimit. TC Kosova B = 2,741.2 Gwh, në prag të transmetimit.

Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga HC Ujmani dhe HC-Kaskada e Lumbardhit (KELKOS) (HC Lumbardhi 1, HC Lumbardhi 2, HC EGU Belaja dhe HC EGU Deçani), nga Parku i erës (Air-Energy) KITKA dhe SOWI KOSOVA (Selaci) të cilat janë të kyçura në rrjetin e transmetimit planifikohet:

HC Ujmani = 83 Gwh

HC-Kaskada e Lumbardhit = 96 Gwh

Parku i erës Kitka = 93,9 Gwh

Parku i erës Sowi Kosova (Selaci) = 48,0 Gwh

Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga hidrocentralet, burimet e energjisë nga era dhe nga panelet diellore, të kyçura në sistemin e shpërndarjes planifikohet të jetë 222,4 Gwh.

Prodhimi i energjisë elektrike i cili hyn në rrjetin e transmetimit e prodhuar nga TC Kosova A, TC Kosova B, HC Ujmani HC-Kaskada e Lumbardhit, Parku i erës Kitka dhe Sowi Kosova (Selaci) për vitin 2021, është planifikuar të jetë 5,074.8 Gwh.

Ndërsa, prodhimi i tërë nacional, duke përfshirë edhe HC tё kyçura nё shpërndarje dhe gjeneratorët me erë dhe me panele diellore, planifikohet të jetë 5,297.2 GWh.

Plani i konsumit të energjisë elektrike

Kërkesa gjithësej pёr energji elektrike në Kosovë për vitin 2021 duke përfshirë edhe konsumin për furnizim të veriut të Kosovës, parashihet të jetë 6,433.9 Gwh. Në këtë kërkesë është planifikuar të merr pjesë:

Kërkesa neto në Rrjetin e Shpërndarjes (amvisëria, ndriçimi publik, bizneset e vogla etj. të kyçura në nivelin e tensionit 35kV, 10kV dhe 0.4kV) është paraparë të jetë = 4230.5 Gwh

Humbjet në shpërndarje (përfshihen edhe humbjet e tejkaluara) në vlerën = 990 Gwh,

Mihjet = 114 Gwh

Trepça = 21 Gwh,

Sharr Cem = 69 Gwh,

NEW.CO. FERRONIKELI = 429 Gwh,

Shpenzimet e gjenerimit nga transmetimi 138 Gwh (TC A =108 Gwh, TC B= 30 Gwh),

Humbjet e sistemit (Konsumi i Veriut të Kosovës)=326 Gwh

Humbjet në transmetim në vlerë prej= 113.5 Gwh.

Humbjet e energjisë elektrike

Humbjet totale të energjisë elektrike ndahen në:

Humbjet në rrjetin e transmetimit, që paraqesin diferencën e vlerave të matura të energjisë elektrike në hyrje të transmetimit dhe atyre të matura në dalje të rrjetit transmetues. Këtu përfshihen edhe humbjet për shkak te tranzitit (pikat matëse në linjat interkonektive 400, 220 dhe 110kV transferohen në kufijtë ndarës duke përdorur koeficientet e aprovuar të transferimit).

Humbjet në rrjetin e shpërndarjes (distribucionit), që janë diferenca e vlerave të matura të energjisë elektrike të pranuar në pikat e ndarjes nga rrjeti i transmetimit dhe hyrjet nga gjeneratorët e kyçur në shpërndarje dhe në anën tjetër vlerave të matura të energjisë elektrike të dërguar konsumatorëve.

Në planifikimin e humbjeve të tëra në rrjetin e transmetimit përfshihen humbjet e shkaktuara nga ngarkesa e konsumit të Kosovës dhe humbjet e shkaktuara nga energjia elektrike që kalon si tranzit.

Konsumi i veriut të Kosovës, është energjia që shpenzohet në katër komunat veriore të Kosovës. Kjo energji furnizohet nga KOSTT me buxhet jashtë tarifor.

Humbjet e lejuara të energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit janë planifikuar të jenë 113.53 Gwh ose 1,71% e sasisë së gjithmbarshme të energjisë në hyrje të transmetimit. Këtë energji

KOSTT do ta sigurojë në bazë të parimeve të tregut konkurrues, duke respektuar procedurën për tregtimin e energjisë elektrike.

Humbjet e lejuara të energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes sipas të dhënave të pranuara nga KESCO (humbjet teknike dhe komerciale), janë planifikuar të jenë 909.8 Gwh ose 17.43% e kërkesës totale të sistemit të shpërndarjes (Distribucionit) si dhe humbjet e tejkaluara në vlerën 80.4 Gwh.

Importi i planifikuar i energjisë elektrike

Sasia e planifikuar për import për konsumatorët me të drejtën e shërbimit universal dhe importi për mbulimin e humbjeve në OSSH është planifikuar 668.8 GWh

Me bilanc, në bazë të dhënave në dispozicion dhe përvojës nga vitet paraprake, planifikohet import për raste të:

Pamundësisë së mbulimit të konsumit vetëm nga prodhimi vendor, e sidomos gjatë sezonit dimëror, ndaljeve të shkurtra të paplanifikuara (rënie të njësive gjeneruese), ndaljeve të gjata të planifikuara të njësive gjeneruese, riparimeve dhe revizioneve të njësive gjeneruese dhe të transmetimit, Importi për konsum Universal dhe humbje në shpërndarje, Importi për furnizim të konsumit të Ferronikelit, Sharrit dhe Trepçës, si konsumator të parregulluar, Importi për humbje në transmetim, Importi për furnizim të konsumit të pjesës Veriore të Kosovës.

Autoritet në Kosovë akoma nuk kanë dal më ndonjë qëndrim zyrtar se si do të gjinden në këtë situatë.

“Rritja e çmimeve në Europë lidhet me rritjen e kërkesës për energji ndërkohë që po hiqen kufizimet e vendosura nga pandemia”, ka thënë Tim Gore, nga Instituti për Politikën Europiane të Mjedisit (IEEP).

Edhe kryeministri Edi Rama, këto ditë, në një konferencë të pazakontë alarmoi duke thënë se “kemi përballë një krizë të jashtëzankonshme energjetike, dhe Shqipëria nuk do të mbesë e paprekur”. Ai tha se shumë shpejt do të përballemi me çmime marramendëse. “Kjo, është kriza e jashtëzakonshme energjitike, e cila vetëm sapo ka nisur, të japë shenjat e saj tejet shqetësuese në tregjet e mëdha të botës, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, në Amerikë, në Britaninë e Madhe dhe në hapësirën e Bashkimit Europian, e deri në vendet fqinje, si Italia e Greqia. Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje”, ka thënë Rama.

Dukuria e rritjes marramendëse të çmimit të gazit e të karbonit në të gjitha tregjet ndërkombëtare, si edhe trendi i fortë i rritjes së çmimit të naftës, shoqëruar me një rritje të përgjithshme çmimesh të prodhimeve të konsumit të përditshëm, qëndrojnë sot para të gjitha vendeve, si siluetat e një ushtrie armike në horizontin e dimrit të vështirë që bota ka përpara.

Komento: