Gjatë ditës pritet të ekzekutohen pagat në sektorin publik, emërohet u.d. i drejtorit të Thesarit

13:04 | 01 Tetor 2024
gjate-dites-pritet-te-ekzekutohen-pagat-ne-sektorin-publik,-emerohet-ud.-i-drejtorit-te-thesarit

Përshkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ende s’është bërë bërë ekzekutimi i pagave në sektorin publik, përkundër se afati ligjor ka kaluar dje.

Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Ministria e Financave ka emëruar, të martën, Xhevat Zejnullahun në pozitën e u.d. të Drejtori të Thesarit.

Rrjedhimisht, siç merr vesh gazeta ekzekutimi i pagave pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

Mirëpo, duke qenë se kemi hyrë në ditën e parë të muajit të ri, kjo vonesë prej një dite përbën shkelje të Ligjit për Pagat.

Sipas këtij Ligji, neni 7, paragrafi 4 thotë se paga paguhet për çdo muaj dhe më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.

Mosekzekutimi i pagave shkaktoi reagime të shumta nga opozita, të cilët e cilësuan qeverinë si të papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj mijëra punëtorëve të këtij sektori.

Për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në mosekzekutimi në kohë i pagave ka shkelur dinjitetin e shumë familjeve që mezi ia dalin muajit.

Komento: