Gjatë ditëve të ardhshme mund të nisin testimet klinike të vaksinës kundër koronavirusit

14:41 | 19 Prill 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë që të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër.

Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.

Gilbert shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.

“Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së, transmeton Klan Kosova.

Ajo theksoi se studiuesit kanë nevojë për mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

Komento: