Gjatë javës së kaluar në Ferizaj u raportuan 20 aksidente dhe 12 persona të lënduar

10:33 | 26 Shkurt 2024
gjate-javes-se-kaluar-ne-ferizaj-u-raportuan-20-aksidente-dhe-12-persona-te-lenduar

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar kanë shqiptuar 1243 gjoba kundërvajtëse, ndërsa kanë hequr 24 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur 20 aksidente prej të cilëve janë lënduar 12 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 19-25/02/2024 ka shqiptuar 1243 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr 24 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. Ndërsa, janë raportuar 20 aksidente, prej tyre : – Aksidente me lëndime 9; Persona të lënduar 12; Aksidente me dëme materiale 11”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: