Janë bërë parashikime të papritura për motin.
Shkencëtarët për parashikim të motit kanë thënë se sipërfaqe të mëdha të Shteteve të Bashkuara janë të rrezikuara nga vërshimet gjatë kësaj pranvere. Tash për tash, Nebraska dhe disa shtete qendrore janë ende duke u përballur me pasojat e vërshimeve paraprake.
Sipas Administratës Kombëtare për Atmosferën dhe Oqeanet, gati dy të tretat e shteteve do të përballen me rrezik të shtuar të vërshimeve deri në muajin maj dhe në 25 shtete mund të ketë vërshime të nivelit të lartë.
“Vërshimet këtë vit mund të jenë më të rënda se gjithçka që kemi parë në vitet e fundit, madje edhe më të vështira se vërshimet historike të vitit 1993 dhe të vitit 2011”, tha Mary Ericklson, zëvendësdrejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Motit, në një konferencë për gazetarë.
Ajo tha se vërshimet që kanë ndodhur gjatë muajit mars në Nebraska, Minnesota, Ioëa dhe në vende të tjera janë vetëm “pamje hyrëse” e situatës që pritet të mbizotërojë në çerekun e dytë të vitit.
Edëard Clark, drejtor i Qendrës Kombëtare të Ujërave, tha se rreth 13 milionë njerëz mund të preken nga vërshimet e nivelit të lartë, duke e bërë këtë situatë njërën prej rasteve të pakrahasueshme me rastet e së kaluarës.
Shkencëtarët thanë se pjesa lindore e lumit Misisipi si dhe disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadas, ku jetojnë gjithsej 200 milionë njerëz, mund të përfshihen nga vërshimet gjatë stinës në të cilën sapo kemi hyrë, shkruan “The Neë York Times”