Gjatë këtij viti janë realizuar 80 ekstradime në bashkëpunim me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in

17:38 | 17 December 2024
gjate-ketij-viti-jane-realizuar-80-ekstradime-ne-bashkepunim-me-interpol-in-dhe-europol-in

Policia ka njoftuar se gjatë këtij viti, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka shkëmbyer gjithsej 18 mijë 528 informata me shtete të ndryshme të botës.

Gjithashtu, policia tha se gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithsej 80 ekstradime, 30 persona janë ekstraduar nga Kosova në vende të tjera përmes bashkëpunimit me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in dhe 50 persona janë arrestuar në shtete të huaja dhe ekstraduar në Kosovë.

“Policia e Kosovës, të gjitha strukturat e saj,  gjatë këtij viti kanë vazhduar aktivitetet në realizimin e detyrave që dalin nga Plani Zhvillimor Strategjik 2021-2025 dhe kryerjen e detyrave rutinë-ditore në fushën e sigurisë. Kështu edhe Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (DBNP–ILECU), gjatë periudhës janar-nëntor 2024, ka realizuar aktivitetet në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar”

“Shkëmbimi i informacionit ndërkombëtar: Përmes kanaleve zyrtare të komunikimit, DBNP ka shkëmbyer gjithsej 18,528 informata me shtete të ndryshme të botës. Ekstradimet ndërkombëtare: Janë realizuar gjithsej 80 ekstradime, 30 persona janë ekstraduar nga Kosova në vende të tjera përmes bashkëpunimit me INTERPOL-in dhe EUROPOL-in dhe 50 persona janë arrestuar në shtete të huaja dhe ekstraduar në Kosovë”.

“Pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare në kuadër të EMPACT-it: Policia e Kosovës ka marrë pjesë aktive në tri  aktivitete të EMPACT-it (Ditët e Veprimit të Përbashkët – JAD), të mbështetura nga EUROPOL-i. Fokusi i këtyre operacioneve ka qenë Kontrabanda e armëve, Trafikimit me njerëz dhe Kontrabanda me emigrantë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Komento: