Gjatë marsit, Policia në Ferizaj ka realizuar 194 urdhëresa të gjykatave

12:03 | 03 Prill 2024
gjate-marsit,-policia-ne-ferizaj-ka-realizuar-194-urdheresa-te-gjykatave

Policia në Ferizaj gjatë muajit mars ka realizuar 194 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë muajit mars-2024 ka realizuar 194 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.”

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Komento: