Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 20:40, një qytetar në Prizren, menaxher i një autolarje ka gjetur një kuletë me dokumente dhe para, gjithsej 850 euro, të cilat i ka dorëzuar në polici.
Në bazë të dokumenteve, policia ka identifikuar qytetarin që i ka humbur paratë dhe i njëjti është ftuar në stacion, ku pas përfundimit të procedurave administrative të njëjtit i janë kthyer paratë.
Përmes një njoftimi, policia ka falënderuar qytetarin në fjalë, ndërsa ka theksuar se ky nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura.
Njoftimi i plotë:
Qytetari nga Prizreni i gjen 850 euro, i dorëzon në polici
Prizren, 19 Dhjetor 2022
Me datë 18.12.2022 rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vete shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kulet me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.
Qytetar parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici.
Në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur parat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer parat.
Policia falënderon qytetarin në fjalë, ky rast nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura.