Mitrovica veriore 15 shtator 2021 – njësit e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një depo të mallrave në Mitrovicën e veriut.
Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat nuk kishin asnjë mbulesë
dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia.
Miell – 1.6 ton
Birra – 1000 litra
Pije te gazuara 1500 litra
Vaj ushqimor – 370 litra
Lëngje 500 litra
Filtera cigaresh 160000 copë
Ujë– 1000 litra
Të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me prokurorin themelore ne
Mitrovicë, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje.