Gjenden mbetje eshtërore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

10:26 | 09 Janar 2026
Gjenden mbetje eshtërore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Në Gjakovë janë gjetur mbetjet eshtërore e që dyshohet se i përkasin së paku një personi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Policia ka njoftuar se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.

“Gjakovë / 1998-1999.  Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njesitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, thuhet në raportin 24 orësh.

Komento: