Gjenden mbetje mort*ore në Suhodoll të Mitrovicës, dyshohet se i përkasin një vik*time të luft*ës

12:38 | 27 November 2024
gjenden-mbetje-mort*ore-ne-suhodoll-te-mitrovices,-dyshohet-se-i-perkasin-nje-vik*time-te-luft*es

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se sot në lokacionin Suhodoll të Mitrovicës janë zhvarrosur mbetjet mortore të një viktimë “që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur”.

“Gërmimet e realizuara sot, me datë 27.11.2024, në lokacionin Suhodoll – Mitrovicë, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore (eshtrave) të një viktime, që potencialisht mund të jetë në Listën e Personave të Zhdukur.”

Ata kanë thënë se mbetjet mortore do të dërgohen për ekzaminime mjekoligjore.

“Mbetjet mortore të zhvarrosura do të dërgohen për ekzaminimet e nevojshme mjekoligjore dhe identifikimin përmes analizës shkencore të ADN-së.”

“Gërmimet janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do t’iu mbajë të informuar për rezultatet e gjetjeve. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin dhe punën, duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit 24 vjeçar të pritjes së familjarëve për të ditur vendndodhjen e më të dashurve të tyre.”

 

 

Komento: