Gjenden mjete të pashpërthyera në Rahovec dhe Gjakovë, Policia jep detaje

11:00 | 04 Mars 2026
gjenden-mjete-te-pashperthyera-ne-rahovec-dhe-gjakove,-policia-jep-detaje

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete të pashpërthyera.

Nga policia bëhet e ditur se, në të dy rastet, njësitet policore kanë  siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar, dhe në rastin tjetër, mjetin e dyshuar e ka tërhequr njësiti i KFOR’it.

Raporti:

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER

Rahovec /03.03.2026-08:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit të oborrit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim EOD ka tërhequr mjetin e dyshuar.

Gjakovë/03.03.2026-09:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë pastrimit në një objekt, ka hasur në dy mjete të dyshuara. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it kanë tërhequr mjetet e dyshuara.

Komento: