
Dy nga tre personat që ishin raportuar të zhdukur pasi u nisën nga Shkupi drejt Kosovës janë gjetur pa shenja jete, mëson IndeksOnline.
Sipas këtyre burimeve, trupat e pajetë janë lokalizuar në zonën e Brezhevës, rreth katër kilometra afër në territorin e Kosovës.
Dyshohet se automjeti me të cilin po udhëtonin ka rënë në ujë, çka ka rezultuar me ngjarjen tragjike. /IndeksOnline