Gjenden pa shenja jete dy persona në Obiliq dhe Matiqan, policia nis hetimet

09:36 | 20 July 2023
gjenden-pa-shenja-jete-dy-persona-ne-obiliq-dhe-matiqan,-policia-nis-hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjes që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në Obiliq dhe Matiqan.

Në rastin e parë në Obiliq, policia pas marrjes së informatës nga dëshmitarja, se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në rastin tjetër në Matiqan është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: