Gjenden pas shenja jete një nëntë vjeçar së bashku me babain e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Gjenden pas shenja jete një nëntë vjeçar së bashku me babain e tij

13:03 | 22 Prill 2019

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkup.

Mbrëmë në Sllupçan janë gjetur trupat e pajetë të 47 vjeçarit dhe djalit të tij 9 vjeçar.

Nga MPB thonë se automjeti i llojit “Opel Astra” me tabela të Shkupit, është gjetur nga zyrtarët policorë mbrëmë në orën 22:40 në vendin e quajtur “Bunari i Sllupçanit”.

Babai dhe djali i tij janë gjetur pa shenja jete.

“Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Kumanovë kanë dalë në vendngjarje dhe është konstatuar se një person i panjohur me armë zjarri ka vrarë E.S (47) dhe djalin nëntëvjeçar, të dy nga fshati Opajë. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupat janë dhënë për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thonë nga MPB, përcjell telegrafi.

Po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Komento: