Gjenden të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme në një barnatore në Prishtinë

12:58 | 05 Korrik 2024
gjenden-te-fshehura-130-paketime-te-barnave-te-ndryshme-ne-nje-barnatore-ne-prishtine

Në Prishtinë, njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore.

Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është inicuar procedura kundërvajtëse.

Komento: