Gjenden tre turistët serbë në Valbonë, në ndihmë i dolën edhe forcat nga Kosova

21:00 | 16 Korrik 2022

Një rast tragjik ka ndodhur në Valbonë.

Policia e Kukësit njofton se ka gjetur tre turistët serbë të bllokuar në Valbonë, fatkeqësisht njëri prej tyre i pajetë.

Sipas bluve aktualisht po bëhet transportimi nga vendi “Maja e Grykave të Hapura” i viktimës.

Turisti serb gjeti vdekjen si pasojë e infarktit, raporton OraNews.

Nxjerrja e trupit të viktimës po bëhet me litarë e barrelë pasi terreni është shumë i vështirë dhe i thepisur.

Ndërkohë policia e Kukësit bën të ditur gjithashtu se dy turistë të tjerë që ishin bashkë me viktimën, mashkull dhe femër, janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë probleme shëndetësore.

Ende nuk dihet sa turistë kanë qenë duke eksploruar këtë zonë pasi edhe komunikimi me telefon me shërbimet e policisë është i vështirë për shkak të mungesës së valëve tek vendi ku ndodhi kjo ngjarje.

Më herët, policia shqiptare bëri me dije se edhe forca të kërkim-shpëtimit nga Kosova u kishin shkuar në ndihmë

Komento: