Gjendet 15-vjeçari nga Drenasi, kjo është gjendja e tij shëndetësore

18:51 | 13 Korrik 2020

Është gjetur 15-vjeçari nga Drenasi, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 4 korriku.

15-vjeçari Shkelzim Zekaj nga fshati Nekoc i Drenasit është gjetur, pasi që ishte zhdukur që nga 4 korriku i këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi. net, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se falë medieve, është arritur që ai të gjendet.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit është e mirë.

“Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin, ju njoftojmë se pas publikimit të njoftimit , për zhdukjen e 15-vjeçarit nga Nekoci, në bashkëpunim me qytetarët personi është gjet. I njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për rastin në fjalë”, tregoi Ahmeti.

Komento: