Gjendet 44-vjeçari nga Kaçaniku që u raportua i zhdukur

08:30 | 14 Korrik 2026
gjendet-44-vjecari-nga-kacaniku-qe-u-raportua-i-zhdukur

Milazim Jaha, 44 vjeç, nga fshati Stagovë i Kaçanikut, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilët kanë bërë të ditur se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Më herët, familja kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta lokalizuar 44-vjeçarin, ndërsa për rastin ishte njoftuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt.

Komento: