Gjendet e gjallë 26 vjeçarja nga Skenderaj, kjo është gjendja e saj

11:19 | 25 Tetor 2020

Një lajm i mirë vije nga Skenderaj.

Është gjetur Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ridvan Tahiri, nga ekipi i vullnetarëve për gjetjen e saj.

Sipas tij, Egzona është gjetur jo edhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është ligësht me shëndet”, shkruan Tahiri.

Ndryshe, sot ishte organizuar aksion masiv për gjetjen e saj, aksioni ishte paralajmëruar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.

Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë të ditur edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, i cili me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë personat që u angazhuan në gjetjen e saj.

Komento: