Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali

17:23 | 05 Qershor 2022

Një grua është gjetur pa shenja jete.

Trupi gjysmë i zhveshur i një gruaje të gjetur rreth orës 02:00 të natës së kaluar në një zonë të izoluar dhe pak të frekuentuar pranë përroit Parmignola, rreth 500 metra larg fshatit Marinella di Sarzana.

Mësohet se trupi i përket një 35-vjeçareje me kombësi shqiptare.

Sipas asaj që mësohet, trupi është gjetur me shenja të shumta rrahjeje dhe i rrethuar me shumë gjak, ndaj dhe ka gjasa që gruaja të jetë vrarë në përfundim të një sulmi.

Me sa duket gruaja mund të jetë me origjinë nga Shqipëria, por identifikimi është ende në vazhdim pasi nuk u gjetën sende personale apo dokumente pranë trupit.

Efektivëve që u janë besuar hetimet nuk përjashtojnë që gruaja të jetë plagosur për vdekje në një vend tjetër.

Megjithatë, do të jetë autopsia, që i është besuar patologes Susanna Gamba, për të zbardhur përfundimisht shkaqet e vdekjes.

Sipas hetuesve, gruaja mësohet se është prostitutë dhe është parë për herë të fundit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme teksa hipte në një makinë që drejtohej nga një burrë.

Po ashtu një burrë është vënë re nga dëshmitarë duke tërhequr një trup drejt Parmignolas. Momentalisht është hapur një çështje për vrasje dhe për momentin nuk ka asnjë të arrestuar.

Komento: