Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

10:33 | 30 Prill 2024
gjendet-e-vdekur-ne-banesen-e-saj-nje-grua-ne-fushe-kosove,-policia-jep-detaje

Një grua është gjetur dje e vdekur në banesën e saj në Fushë Kosovë, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Drenica, Fushë Kosovë 29.04.2024-23:12. Është raportuar se nga familjarët, se viktima femër kosovare, në banesën e saj është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Komento: