Gjendet e vdekur në vendin e punës një grua në Mitrovicën e veriut, policia nis hetimet

09:33 | 02 Maj 2024
gjendet-e-vdekur-ne-vendin-e-punes-nje-grua-ne-mitrovicen-e-veriut,-policia-nis-hetimet

Është gjetur e vdekur dje punëtorja e një furrë në vendin e punës në Mitrovicën e veriut.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë Veri 01.05.2024-13:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në një furrë buke ka hasur të shtrirë trupin e viktimës femër. Sipas mjekut, viktima është sjell pa shenja jete në spital. Viktima ishte punëtore e furrës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Komento: