Gjendet e vdekur në zyre punëtorja e KEDS

15:51 | 04 October 2022

Punëtorja e KEDS-it gjendet e vdekur në zyre

Një punëtore e KEDS-it është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi Viktor Buzhala.

“Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore” -tha Buzhala.

Televizioni ka kontaktuar edhe me policinë por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Siç u raportua viktima është e moshës 59 vjeçarja dhe është gjetur pa shenja jete në zyre nga një kolege.

Komento: