Gjendet i varur në litar një 38-vjeçar nga Gjakova

23:00 | 06 Qershor 2020

38 vjeçari në Gjakovë gjendet i varur në litar.

Një 38 vjeçar është gjetur i varur në litar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendngjarje ka dalë edhe shërbimi mjekësor, me ç’rast edhe është konfirmuar vdekja e tij.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.

Komento: