Gjendet i vdekur burri nga Prizreni, viktima gjendet pa shenja jete afër stacionit të autobusëve

11:50 | 31 March 2020

Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima gjendet pa shenja jete afër stacionit të autobusëve.

Një person është gjendur pa shenja jete afër stacionit të autobusëve në Prizren.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se policia është njoftuar rreth orës 10 për rastin, shkruan lajmi.

“Rreth orës 10:01 policia është njoftuar nga Emergjenca për një trup të pajetë në afërsi të stacionit të autobusëve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku është bërë edhe identifikimi i trupit. Sipas informacioneve të para dyshohet se i njëjti pra viktima ka pasur probleme me shëndetin mendor”, ka thënë Osmanollaj.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.

Komento: