Gjendet i vdekur në afërsi të Hanit të Elezit, burri i zhdukur nga Vitia

12:48 | 18 Janar 2021

Në afërsi të Hanit të Elezit është gjetur pa shenja jete Heset Rrahmani që ishte zhdukur që nga 14 janari.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Major Mehmetali Hajdini, shef i operativës rajonale.

“Po jam në vendin e ngjarjes dhe mund të ju them se para gjysmë ore kemi identifikuar një veturë që është rrokullisur në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, në një lartësi prej 100 metrave, ndërsa brenda automjetit është gjetur një kufomë”, tha Hajdini.

Kujtojmë se Rrahmani sipas familjarëve kishte edhe nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut dhe se me 14 janar rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Komento: