Gjendet i vdekur në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese një shtetas i Shqipërisë

08:33 | 22 Mars 2024

Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES

Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: