Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në person në Gjakovë, Policia nis hetimit

09:15 | 09 Qershor 2026

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në Gjakovë në shtëpinë e tij nga familjarët.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë ai.

Ai, ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast  “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjekoligjor.

Komento: