Gjendet i vdekur një 51-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje

21:40 | 15 Korrik 2021

Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekë, pasi u gjet i varur në litar nga familjarët e tij.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha rasti është e cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”, tha Osmanollaj.

Komento: